
KËRKESË PËR QIRADHËNIE NË LIPJAN
Për strehimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes (Peace Corps Kosovo)
OJQ Youth Association for Human Rights (YAHR) do të bashkëpunojë me Korpusin e Paqes në Kosovë (Peace Corps Kosovo) – program zyrtar i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – për pritjen dhe mbështetjen e vullnetarëve amerikanë në Komunën e Lipjanit gjatë periudhës maj 2026 – maj 2028.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, jemi në kërkim të hapësirave për qiradhënie në qytetin e Lipjanit, për akomodimin e një vullnetari të ri amerikan.
Çfarë po kërkojmë?
Në Lipjan, kërkojmë:
-
Një familje që ka një dhomë të lirë dhe që është e gatshme të mirëpresë në shtëpinë e tyre një vullnetar amerikan për një periudhë afatgjatë;
ose -
Një kat të shtëpisë / hapësirë banimi të veçantë, e cila është e mobiluar me kushtet bazë për jetesë, si:
-
shtrat dhe dollap,
-
hapësirë për punë / tavolinë,
-
ngrohje,
-
qasje në kuzhinë funksionale,
-
qasje në banjo të rregullt.
-
Kush janë vullnetarët e Korpusit të Paqes?
Vullnetarët e Korpusit të Paqes janë të rinj amerikanë të trajnuar, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar në punë komunitare. Ata do të angazhohen në aktivitete edukative, rinore dhe komunitare, në bashkëpunim me YAHR dhe akterë të tjerë lokalë në Lipjan.
Ata do të:
-
jetojnë në mënyrë të pavarur,
-
respektojnë rregullat e shtëpisë dhe kulturën vendore,
-
kontribuojnë në jetën komunitare përmes aktiviteteve të ndryshme.
Përzgjedhja e hapësirave për qiradhënie do të bëhet në bashkëpunim mes YAHR dhe Peace Corps Kosovo, duke u siguruar që kushtet të jenë të përshtatshme për qëndrim afatgjatë.
Pagesa e qirasë
Pagesa mujore për qira do të jetë në vlerë prej 200 deri në 250 euro, varësisht nga kushtet dhe lloji i hapësirës së ofruar.
Si mund të aplikoni ose të shprehni interes?
Nëse:
-
keni një dhomë të lirë në shtëpinë tuaj,
-
keni një kat shtëpie të veçantë të mobiluar,
-
ose dëshironi të merrni më shumë informata rreth kushteve,
ju lutemi të na kontaktoni në:
Numri i telefonit: 044 786 414
Faleminderit paraprakisht për interesimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në këtë bashkëpunim ndërkombëtar në shërbim të komunitetit të Lipjanit.
Stafi i Organizatës
Youth Association for Human Rights (YAHR)