
31stMar
Thirrje për Aplikim për Vullnetarë
Organizata: Youth Association for Human Rights – Programi për Rini
Youth Association for Human Rights fton të rinjtë e Komunës së Lipjanit, të moshës 16 deri 29 vjeç, të aplikojnë për mundësinë e punës vullnetarizmit në Programin për Rini. Ky program synon fuqizimin e sektorit rinor dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, duke ofruar mundësi zhvillimi personal dhe profesional përmes aktiviteteve të ndryshme.
Përfitimet nga puna vullnetarizmi përfshijnë:
• Ekskursione dhe vizita në vende të ndryshme brenda Kosovës dhe jashtë, për të zgjeruar horizontet dhe për të njohur kulturat e ndryshme
• Punëtori dhe trajnime në fusha të ndryshme, të cilat do t’ju ndihmojnë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe personale
• Aktivitetet rekreative dhe sportive për t’u angazhuar në aktivitete që përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien tuaj
Ky program është mundësi ideale për të rinjtë që dëshirojnë të kontribuojnë në komunitetin e tyre, të zhvillojnë aftësi të reja dhe të përgatiten për sfidat e tregut të punës.
Për të aplikuar, vizitoni linkun në vijim:
Afati i aplikimeve është nga 1 prilli deri më 31 maji 2025.
Angazhohu për një ndryshim pozitiv në komunitetin tënd, zhvillo aftësitë tuaja dhe përfito nga mundësitë e ofruara për një të ardhme më të mirë!
0
days
0
hours
0
min.
0
sec.