Në Banullë, YAHR organizoi një trajnim për gratë dhe nënat, me fokus në zhvillimin e aftësive digjitale dhe përdorimin e platformës e-Kosova për qasje në shërbimet publike online.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset mësuan si të krijojnë dhe përdorin llogarinë në e-Kosova, si dhe u njohën me disa nga shërbimet që mund të kryhen online. Një fokus i veçantë iu kushtua aplikimit për tekstet shkollore, ku pjesëmarrëset u udhëzuan hap pas hapi për mënyrën e aplikimit.
Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive, përmes pyetjeve, diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave. Përmes bashkëbisedimit, u identifikuan edhe disa nga vështirësitë që gratë dhe nënat hasin gjatë përdorimit të shërbimeve digjitale dhe nevojat e tyre për mbështetje të mëtejshme.
Ky aktivitet synon të kontribuojë në rritjen e aftësive digjitale dhe fuqizimin e grave dhe nënave, duke ua mundësuar qasje më të lehtë, më të sigurt dhe më të pavarur në shërbimet publike online.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Tech Cafe”, i mbështetur nga iniciativa rajonale Digital Inclusion Initiative (DII), e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar përmes Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC).

