Më 22 maj, në bashkëpunim me shkollën SHFMU “Ismail Luma”, u organizua “Krosi Pranveror 2026” për nxënësit e klasave 1-9.
Ky aktivitet sportiv solli energji pozitive, frymë garuese dhe shumë entuziazëm tek nxënësit, të cilët morën pjesë me përkushtim dhe motivim të madh. Në përfundim të garës u shpërndanë certifikata dhe medalje për tre vendet e para, duke sjellë gëzim dhe kënaqësi tek të gjithë pjesëmarrësit.
Falënderojmë nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.
Së bashku vazhdojmë të promovojmë sportin, shëndetin dhe aktivitetet pozitive për të rinjtë.


