Sot, më 29 maj, patëm kënaqësinë të mirëpresim në një vizitë partneri tonë të projektit ”Tech Cafe”, Kosova Education Center – KEC bartës të projektit regjional Digital Inclusion Initiative – DII në kuadër të aktiviteteve dhe bashkëpunimit ntë vazhdueshëm për promovimin e përfshirjes digjitale dhe fuqizimin e të rinjve.
Gjatë kësaj vizite u prezantuan aktivitetet e realizuara deri më tani, angazhimi i mentorëve dhe pjesëmarrësve, si dhe puna që po zhvillohet në kuadër të projektit për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë në fushën e teknologjisë, gjithëpërfshirjes digjitalw dhe zhvillimit të aftësive bashkëkohore.
Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi e mirë për të diskutuar mbi progresin e projektit, sfidat, idetë kreative dhe planet për aktivitetet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, inovacionit dhe përfshirjes aktive të të rinjve në procese që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
Mbështetja dhe monitorimi i vazhdueshëm nga partnerët tanë mbetet një motivim shtesë për të vazhduar punën dhe angazhimin tonë në krijimin e aktiviteteve me ndikim pozitiv në komunitet.
“Digital Inclusion Initiative për Gjithëpërfshirje Digjitale – DII” financohet nga Bashkimi Evropian dhe synon të fuqizojë rolin e OJQ-ve në Ballkanin Perëndimor në promovimin e demokracisë pjesëmarrëse, inovacionit dhe përfshirjes digjitale për të gjithës.

