29thMay

Vizitë monitoruese në SHFMU ”Emin Duraku” Banullë

Më 29 maj, realizuam një vizitë në SHFMU ”Emin Duraku” Banullë, ku u takuam me mentorin e grupit “Feniksi” dhe pamë nga afër punën dhe përkushtimin e nxënësve gjatë përgatitjeve për idenë e tyre “Këndi Kreativ i Nxënësve”.

Gjatë vizitës, na impresionoi angazhimi, kreativiteti dhe bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet nxënësve dhe mentorit të tyre, Shaip Salihu. Edhe pse puna sapo ka filluar, rezultatet e para tashmë tregojnë një vizion të bukur dhe shumë premtues.

Është gjithmonë kënaqësi të shohësh të rinj që punojnë me pasion për të krijuar hapësira më të mira për shkollën dhe komunitetin e tyre.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Strategjisë për Rini 2025–2032 dhe Planit Lokal të Veprimit për Rini 2025–2027 të Komuna e Lipjanit, i implementuar nga YAHR.