Në zyrat e Youth Association for Human Rights (YAHR) u zhvillua një takim pune me përfaqësues të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), me fokus në mundësitë e bashkëpunimit dhe çështjet që prekin gratë dhe vajzat në komunitet.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat me të cilat përballen gratë dhe vajzat, si dhe për rëndësinë e parandalimit dhe adresimit të dhunës me bazë gjinore. Përfaqësueset theksuan nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për ndërmarrjen e veprimeve konkrete që kontribuojnë në fuqizimin e grave dhe në krijimin e një mjedisi më të sigurt për to.
Takimi shërbeu gjithashtu si hap për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet organizatave dhe për identifikimin e mundësive për veprime të përbashkëta në të ardhmen.
Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe angazhimi i përbashkët mbeten të rëndësishëm për avancimin e të drejtave të grave dhe ndërtimin e një komuniteti më të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

