Programi për Rini – Eja me ne!
Programi për Rini i Youth Association for Human Rights (YAHR) synon të fuqizojë të rinjtë dhe të krijojë mundësi për zhvillimin e tyre personal, profesional dhe qytetar, duke i mbështetur ata të bëhen pjesëmarrës aktivë në komunitet dhe aktorë të rëndësishëm në proceset e zhvillimit lokal.
Programi është i fokusuar në pjesëmarrjen e të rinjve në jetën publike, vullnetarizëm, zhvillim të aftësive, aktivizëm qytetar dhe krijimin e mundësive për të rinjtë. Përmes aktiviteteve të ndryshme, YAHR krijon hapësira ku të rinjtë mund të shprehin idetë dhe shqetësimet e tyre, të ndërtojnë iniciativa dhe të bashkëpunojnë me institucione, organizata dhe aktorë të tjerë të komunitetit.
Një nga shtyllat kryesore të programit është fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrjen lokale. Përmes forumeve rinore, debateve, tryezave të diskutimit, konsultimeve dhe aktiviteteve të dialogut me institucionet, YAHR synon të krijojë ura komunikimi ndërmjet të rinjve dhe vendimmarrësve, duke promovuar një kulturë ku të rinjtë dëgjohen dhe përfshihen në çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe të ardhmen e tyre.
Vullnetarizmi dhe aktivizmi komunitar përbëjnë një komponent të rëndësishëm të programit. YAHR angazhon dhe fuqizon të rinjtë përmes iniciativave vullnetare, aktiviteteve komunitare dhe aksioneve me ndikim social, duke u mundësuar atyre të zhvillojnë përgjegjësinë qytetare, aftësitë e bashkëpunimit dhe lidershipin, ndërsa kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e komunitetit.
Programi i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të aftësive personale dhe profesionale të të rinjve. Përmes trajnimeve dhe punëtorive në fusha si komunikimi, puna në ekip, lidershipi, zhvillimi i CV-së, përgatitja për intervista pune, aftësitë digjitale dhe shkathtësitë e tjera të nevojshme për tregun e punës, YAHR mbështet të rinjtë në ndërtimin e kompetencave dhe përgatitjen e tyre për mundësi të reja arsimore dhe profesionale.
Një tjetër dimension i programit është edukimi për mjedisin, zhvillimin e qëndrueshëm, barazinë dhe të drejtat e njeriut. Përmes aktiviteteve edukative, fushatave dhe iniciativave të ndryshme, të rinjtë inkurajohen të marrin rol aktiv në adresimin e çështjeve që prekin komunitetin dhe të ardhmen e tyre, duke promovuar një shoqëri më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë.
YAHR gjithashtu promovon përfshirjen dhe mundësitë e barabarta për të gjithë të rinjtë, me fokus të veçantë në krijimin e hapësirave ku vajzat dhe të rinjtë nga grupet e ndryshme të komunitetit mund të zhvillojnë potencialin e tyre, të marrin pjesë në mënyrë të barabartë dhe të kontribuojnë në jetën publike.
Përmes këtij programi, YAHR synon që të rinjtë të mos jenë vetëm përfitues të aktiviteteve, por bashkëkrijues dhe udhëheqës të iniciativave që ndikojnë në komunitetin e tyre. Programi investon në potencialin, idetë dhe energjinë e të rinjve, duke krijuar mundësi për ta kthyer aktivizmin rinor në ndryshim konkret dhe të qëndrueshëm.
Eja me ne! Bëhu pjesë e një komuniteti të të rinjve që mësojnë, bashkëpunojnë, angazhohen dhe veprojnë për një të ardhme më të mirë.
AKTIVITETET E REALIZUARA

Gratë drejt pavarësisë digjitale

Formohet Kryesia e re e Këshillit të Nxënësve në Gjimnazin “Ulpiana”, Lipjan

Gratë dhe nënat fuqizohen me aftësi digjitale për përdorimin e platformës e-Kosova

Digital Sisters fuqizojnë aftësitë digjitale përmes trajnimit në Canva

Njohuritë për ndihmën e parë, një hap drejt reagimit të sigurt në situata emergjente

Takim pune për sfidat e të rinjve dhe përfshirjen digjitale në Lipjan

“Ambasadorët e Shëndetit” sjellin ndihmën e parë më pranë nxënësve

Vizitë monitoruese te grupi ”Yjet e Miqësisë” SHFMU ”Ismail Luma” Lipjan

“Gjeodetektivet” vazhdojnë punën për “Këndin e Sigurisë dhe Shëndetit” në SHFMU “Ismail Luma”

YAHR monitoron progresin e grupit “Feniksi” në realizimin e “Këndit Kreativ të Nxënësve”

YAHR mirëpret në takim pune përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit

Forumi Lokal Rinor- Lipjan: Zëri i të rinjve kërkon më shumë hapësirë në vendimmarrje

Punëtoria “Vullnetarizmi që Ndryshon Komunitetin”: Të rinjtë shndërrojnë idetë në iniciativa për komunitetin

Tryezë Diskutuese në Lipjan: Si të ndërtojmë një të ardhme digjitale më gjithëpërfshirëse?

Tryezë Diskutuese në Lipjan për Integrimin Social dhe Përfshirjen e të Rinjve

Toleranca dhe respekti na bashkojnë: Të rinjt kundër diskriminimit

Të rinjtë mësojnë si ti dallojnë lajmet e rreme

Të rinjtë diskutojnë për inteligjencën emocionale

Më shumë vetëdije, më pak rrezik: Nxënësit e SHFMU “Haradin Bajrami” flasin për sigurinë online

Kliko me kujdes: Nxënësit e SHFMIU “17 Shkurtit” mësojnë të mbrohen në internet

Prindërit në Lipjan fuqizohen për përdorimin e shërbimeve elektronike përmes e-Kosovës

Siguria në trafik në fokus të nxënësve të SHFMU “Ismail Luma”

Sesion vetëdijësues për sigurinë në internet me nxënësit e SHFMU “Kadri Beba”

YAHR vazhdon sesionet për sigurinë digjitale me nxënësit e SHFMU ‘Ismail Luma”

Ligjëratë vetëdijesuese për mbrojtjen në internet në SHFMU “Emin Duraku”

Të mësosh të shpëtosh një jetë: “Gjeodetektivet” zhvillojnë aftësi praktike për ndihmën e parë

Pastrimi i ambientit shkollor në shënim të Ditës Botërore të Mjedisit

Takim pune me Kosova Education Center-KEC

Vizitë monitoruese në SHFMU ”Emin Duraku” Banullë

Mbështetjen e ideve kreative në kuadër të “Garës Shkollore për Ide Kreative

Vazhdon fuqizimi i të rinjve për tregun e punës

Krosi Pranveror me nxënës të klasave 1-9

Trajnim për Inteligjencën Artificiale (AI) me nxënës të shkollave të mesme

Gara Shkollore për ”Ide Kreative”

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në Arsim

Takim pune në kuadër të projektit “Tech cafe”

Trajnimet me nxënësit e Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan

U zhvillua takim informues për “Garën Komunale për Ide Kreative Shkollore”

U mbajt punëtoria për ngritjen e kapaciteteve në kuadër të projektit “Tech Café”

Përmbyllet me Sukses Punëtoria Tre Ditore në Durrës mbi të Drejtat dhe Përgjegjësitë e të Rinjve

Filloi punëtoria tre ditore për të drejtat dhe përgjegjësitë e të rinjve në Durrës

Takim Frymëzues me të Rinjtë mbi Orientimin në Karrierë

YAHR Merr Pjesë në Webinarin Rajonal “Digital Inclusion Initiative (DII)”
Trajnim mbi Sigurinë Digjitale dhe Cybersecurity

YAHR ka filluar realizimin e anketimit me qytetarët për të matur nivelin e besueshmërisë dhe kënaqshmërisë ndaj “Policisë së lagjes”.

Sesion informues me nxënësit e Gjimnazit “Ulpiana” rreth përfshirjes digjitale

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për përfshirje digjitale në Lipjan

Pjesëmarrja e YAHR në Regional Workshop on Data Collection

Punëtoria “Zhvillimi Socio-Ekonomik Rajonal dhe Roli i të Rinjve” përfundoi me sukses në Rugovë

Takim i rëndësishëm për shëndetin mendor të të rinjve

Konferenca lokale për rininë në ditën ndërkombëtare të rinisë: sfida dhe mundësi për të rinjtë në Lipjan

Aktivitetet e Përditshme me të Rinjtë në Organizatën YAHR

“Ndaj Ide, Ndërto Të Ardhmen”

Diskutim Publik për Planin e Veprimit Rinor Lokal në Lipjan

Festimi i 1 Qershorit në Lipjan: Një Sukses i Jashtëzakonshëm!

Ndriçuar nga frymëzimi dhe pasionimi i rinisë tonë!

Punëtori Dy Ditor në Shtupeq i Madh: Diskutim mbi Planin e Veprimit Lokal për Rini 2025/27

Suksesi i Ekspozitës së Pikturave nga Nxënësit e SHFMU “Kadri Beba” Ribar i Madh në Bashkëpunim me YAHR

Rinia dhe Mbrojtja e Mjedisit: Përvoja nga Aktiviteti i Ngjyrosjes së Ulësve në Parkun e Qytetit

Aktiviteti i radhës në projektin “Llafe n’shilte”: Diskutime mbi ankthin dhe depresionin

Të rinjtë takojnë presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani

Debati i të rinjve Lipjanas: Bashkëpunimi për një shoqëri më të mirë!

Shfaqje Filmi në Lipjan për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Trajnim dhe Aktivitet për Sigurinë në Rrjetet Sociale në Shkollën e Mesme të Ulët “Ismajl Luma”

Punëtori Trajnimi për Shkrimin e CV-së dhe Letër-Motivimit në Lipjan

Trajnim për Komunikim Efektiv për Të Rinjtë Lipjanë

Vizita e Ekipit të Programit për Rini të YAHR te Kryetari i Komunës së Lipjanit

“Ti zbulojmë talentet e rinj” – Aktivitet i Suksesshëm me Nxënësit e SHFMU “Ismail Luma”

Debat Diskutimi mbi Sfidat e Adoleshencës në Lipjan

Vullnetarja e Vitit 2023 – Laurita Terpeza

Punëtori Tre Ditore për Vullnetarët e Lipjanit në Shëngjin

Trajnimi i Tretë për Zhvillimin e Aftësive të Buta në Lidership

Trajnimi i Dytë për Zhvillimin e Aftësive të Buta në Komunikimin Efektiv dhe Mendimin Kritik

Thirrje për Aplikim për Trajnime në Lipjan

Rinia e Lipjanit Diskuton Rolin e Saj në Komunë

Trajnimi për Komunikim Efektiv për Të Rinjtë e Lipjanit

Debati për Dukuritë Negative te Të Rinjtë në Lipjan

Trajnim për Hartimin e Projekteve në Lipjan

Trajnimi për Mbrojtjen nga Keqpërdorimet e Teknologjisë Informative në Lipjan

Nënkryetari Bytyqi Takon Të Rinjët e Organizates YAHR

Dita e Dytë e Punëtorisë për Promovimin e Punës Vullnetare në Durrës

Punëtori për Promovimin e Punës Vullnetare për Të Rinj në Durrës

Trajnimi për Shkrimin e CV-së dhe Letra e Motivimit për Të Rinjtë në Lipjan

Debati mbi Pjesëmarrjen e Rinisë në Proceset Vendimmarrëse në Lipjan

Trajnime në Fushën e Teknologjisë Informative për Të Rinjtë në Lipjan

























